Presidenti hodhi sot shortin për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Nëntë anëtarët e rinj të KED të përzgjedhur me short janë :
- Marsida Xhaferllari-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Elsa Toska-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Ervin Pupe-gjyqtar i Gjykatës së Lartë
- Adnand Xholi-Prokuroria e Përgjithshme
- Astrit Kalaja-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
- Elona Toro-gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
- Gjon Fusha-prokuror në Prokurorinë e Apelit
- Genti Xholi-prokuror në Prokurorinë e Apelit
- Rilinda Selimi-gjyqtare në Gjykatën Adminsitrative të Apelit Tiranë
Anëtarë zëvendësues u zgjodhën:
- Ilir Panda-gjyqtar i Gjykatës Lartë
- Fiona Papajorgji-gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese
- Kujtim Luli-prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
- Zegjine Sollaku -gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë
- Kleanth Zeka-prokuror në Prokurorinë e Apelit
- Gentiana Xhelili-gjyqtare në Gjykatës Administrative Vlorë
Kryetari i KED do të jetë Ervin Pupe. Ligji Për Organet e Drejtësisë, parashikon se “anëtari i Gjykatës së Lartë është kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi”.
KED është insitucioni kompetent për vlerësimin dhe renditjen e kandidatëve për Gjykatë Kushtetuese dhe Inspektor të Lartë të Drejtësi. KED zgjidhet në fund të çdo viti dhe ushtron detyrën për vitin pasardhës.