Kryeministri i Kosovës Avdullaj Hoti ka deklaruar në Kuvend se partia opozitare e PDK-së ka ndihmuar me ide për paketën e rimëkëmbjes që qeveria po përgatit në mbështetje të sipërmarrësve.
Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar katër amendamente, të cilat Hoti i ka cilësuar si ide të pasura.
Hoti tha, të premten në Kuvend, se me propozimet e PDK shtohet kostoja për buxhetin, por se pavarësisht kësaj, qeveria do t’i zbatojë.
“Dua t’i falënderoj publikisht deputetët e PDK-së. Besoj se këto katër amendamente e kanë pasuruar pakon. Do të jetë kosto më e madhe për buxhetin, por është momenti i vetëm kur shteti duhet t’u dalë në ndihmë bizneseve”, ka thënë ai.
PDK ka propozuar ndihmë për bizneset me vlerë rreth 200 milionë euro. Po ashtu ajo sugjeron pagesa për punëtorët që e kanë humbur vendin e punës me nga 300 euro dhe heqjen e TVSh-së për lëndën e parë.