Rama viziton Lezhën, inaguron shkollën që u dëmtua nga tërmeti

Nga Exit News
Rama viziton Lezhën, inaguron shkollën që u dëmtua nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama vizitoi të premten Lezhën, për të inaguruar shkollën e saporindëruar ‘Llesh Nik Daka’ dhe për të parë nga afër kantierin e pallateve të reja për familjet që humbën shtëpinë nga tërmeti.

Bashkë me ministrin e Rindërtimit, Rama tha se shkolla është gati për të pritur rreth 500 nxënës.

Ai theksoi se punimet e shkollës janë ‘sipas standardeve europiane, njësoj si në shkollat e Bashkimit Europian’.

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, gjatë vizitës në kantierin e ndërtimit të pallateve, tha se aty do të strehohen 184 familje.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>