Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka propozuar votimine emigrantëve “përmes postës dhe shkarkimin e fletës së votimit online nga faqja e KQZ-së”, shkruhet në një raport të botuar nga Abc Neës.
Me ndryshimet e reja, më 5 tetor, kodi zgjedhor autorizojë KQZ-në që të vendosë se kur do t’u krijohen mundësi për votimin jashtë vendit të nënshtetasve shqiptarë që jetojnë në vende të tjera. KQZ u ngarkua, gjthashtu, edhe me zbatimin e këtij vendimi, kurdo që ai të meret.
Më parë, grupimi ‘Diaspora për Shqipërinë e Lirë’ (DSHL) i dërgoi një letër drejtuar Kuvendit e qeverisë, ku i kërkuan KQZ -së së re që vota e emigrantëve të jetë një nga çështjet kryesore të axhendës së tyre.
Grupimi DSHL është pjesë e grupit të punës të ngritur nga KQZ për mundësimin e votës së tyre ne zgjdhjet e 2021.
“Ne duam të bëhet mirë dhe jo ‘shkel e shko’. Kemi vënë re nga qeveria me emërime të personave politikë si komisioner të diasporës. Ne e kemi kundërshtuar. Duam të bëhet vota, por duam të bëhet saktë”, tha Bledar Milaqi në një intervistë për emisionin’Me pak fjalë’, në Euronews.
Ata shpjeguan se ndër vite, remitancat e emigrantëve kanë qenë faktor i rëndësishëm për ekonominë shqiptare, ndaj e drejta e tyre për votë është një e drejtë që lind natyrshëm për një sërë arsyesh.