Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se në vend po vaksinohen një grup i madh qytetarësh.
Gjatë një vizite në qendrën shëndetësore numër 2, Manastirliu deklaroi se vaksinimi ndaj gripit shërben dhe si ushtrim për vaksinën ndaj Covid-19.
“Vaksinimi kundër gripit në një sasi kaq të madhe për një periudhë të shkurtër kohore, ku po vaksinojmë 368 mijë qytetarë, është sigurisht një ushtrim parapërgatitës edhe përsa i përket vaksinës së Covid19.”
Manastirliu pohoi se qeveria ka rimbursuar të gjitha ilaçet bazë për trajtimin e koronavirusi, duke theksuar se në skemën e rimbursimit një rol kyç luan mjeku i familjes.
“Është lehtësia që ne tashmë kemi vendosur jo vetëm për diagnozën Covid19 por edhe për diagnoza të tjera në sistem, që mundëson rimbursimin e shpejtë. Roli i mjekut të familjes është vendimtar, është thelbësor në luftën kundër Covid19.”