Reagimet e politikanëve për ndarjen nga jeta të pronarit të Fax Web, Hysenbelliu

Nga Exit News
Reagimet e politikanëve për ndarjen nga jeta të pronarit të Fax Web, Hysenbelliu

Pas lajmit për humbjen e jetës nga Covid-19 të pronarit të Fax News, Kasëm Hysenbelliu, pati reagime nga politikanët shqiptarë.

Presidenti Meta e konsideroi tronditës këtë lajm duke i inkurajuar gazetarët e Fax Web të vazhdojnë misionin e lënë përgjysëm nga Hysenbelliu.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan:

“Tronditës dhe i pabesueshëm lajmi për humbjen e parakohshme nga jeta të Kasem Hysenbelliu, Presidentit të “Fax Neës”, kësaj media të lirë, të pavarur e dinjitoze.

Solidaritet me të gjithë gazetarët e “Fax News” dhe Faxweb.al, të cilët i inkurajoj të vazhdojnë misionin dhe ëndrrën e lënë përgjysmë nga Presidenti Hysenbelliu.”

Kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi ditën e sotme një ditë të trishtë për gazetarinë.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se Hysenbelliu do të mbetet shembulli  “i një njeriu kurajoz të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë dhe një përkrahës i të drejtës dhe të vërtetës”

Kreu I grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shkruan në një postim në Twitter:

“Lamtumirë miku im i mirë!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>