Kapaciteti i Shqipërisë për të paguar huatë e marra është vlerësuar në nivelin B1, në raportin e Moody’s, agjencisë ndërkombëtare të vlerësimit të riskut të kreditimi të ekonomive.
B1 është niveli i 14 nga 21 nivele vlerësimi që përdor Moodys. Shqipëria gjithmonë ka qënë në këtë nivel vlerësimi.
Ky vlerësim lidhet me faktin se aftësia paguese e Shqipërisë për huatë kufizohet nga fuqia ekonomike e vogël që reflekton një ekonomi të vogël të ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme, me një shkallë të ulët diversiteti në krahasim me vendet e tjera, dhe më një numër sfidash strukturore.
Nga fuqia e dobët e institucioneve qeverisjes për të trajtuara dobësitë e vazhdueshme në fushën e zbatimit të ligjit dhe kontrollit të korrupsionit.
Fuqia e dobët fiskale e cila reflekton nivelin e lartë të borxhit publik dhe pagesat në rritje jashtë bilancit të borxhit në formën e partneriteteve publike private dhe nga dobësia përballë rreziqeve të paparashikuara që mund të burojnë nga rreziqet e kontrolli banker për shkak të euroizimit të lartë të ekonomisë dhe cilësisë së dobët të aseteve të këtij sektori.