Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden po shqyrton tre emra për të zgjedhur Sekretarin e tij të Shëndetësisë.
Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë Xavier Becerra, ish guvernatorja e Miçiganit Jennifer Granholm dhe ish sekretarja e shëndetit dhe shërbimeve njerëzore Sylvia Mathews Burwell janë emrat mes të cilëve Biden pritet të zgjedhë.
Sipas Politico.com, mes këtyre propozimeve, më i favorizuari është Becerra, i cili ka fituar vëmendjen kombëtare për udhëheqjen e betejës ligjore kundër politikave të administratës Trump.
Nga ekipi që po administron procesin e tranzicionit pranë Bidenit, nuk ka ende asnjë koment zyrtar.
Zyrtarët e Biden kanë kërkuar një sekretar shëndeti me përvojë të gjerë menaxheriale, i cili të jetë i përgatitur për të drejtuar departamentin e shëndetësisë përgjatë pandemisë – por që gjithashtu të ketë fituar tashmë besimin e presidentit të zgjedhur.