19 persona janë arrestuar nga policia italiane si pjesë e një operacioni kundër imigracionit klandentin.
Banda sillte emigrantë nga Greqia ose Turqia dhe i fuste në Itali përmes Siçilisë. Në këmbim të pagesës, ata më pas i siguronin emigrantëve leje qendrimi ose i ndihmonin të shkonin në një vend tjetër europian.
Mes të arrestuarve janë kurdo-irakianë, afganë dhe italianë.
Hetimet për këtë grup kishin nisur që në vitin 2018.