Homazhe për Kasëm Hysenbelliun, flasin Ruka e Rakipllari

Nga Exit News
Homazhe për Kasëm Hysenbelliun, flasin Ruka e Rakipllari

Dhjetra figura të njohura të politikës e medias morën pjesë të dielën në homazhet për për presidentin e “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, i cili u nda nga jeta një ditë më parë, i infektuar me Covid-19.

Exit News sjell më poshtë disa nga mesazhet e ngushëllimit:

Rektori i Universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka:

“Ne do ta mbajmë mend Kasemin ashtu të qeshur, të guximshëm që luftoi për zërin e lirë, për një media të lirë.”

Drejtori i Informacionit në televizionin News24, Robert Rakipllari:

“Humbje e pabesueshme. Janë shumë kujtime, sepse ka kaluar një kohë e gjatë bashkëpunimi me zotin Hysenbelliu. Në këto momente mund të them se Kasemi ishte një menaxher i shkëlqyer dhe koleg i mirë. Ai i bënte bashkë të dyja këto.”

Ambasadori Dashnor Dervishi:

“Ishte e papritur e madhe për të gjithë ne. Ishte një goditje shumë e madhe për familjen e tij, për ne shokët, një mik i dashur. Ishte goditje  për shtypin e lirë. Ishte e papritur e madhe, se përballojmë dot.”

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji:

“Është një ngjarje tronditëse jo vetëm për familjarët dhe familjen, por dhe për të gjithë opinionin publik.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>