Pavarësisht pandemisë, Rumania mban zgjedhjet e përgjithshme

Nga Exit News
Pavarësisht pandemisë, Rumania mban zgjedhjet e përgjithshme

Pavarësisht pandemisë, qindra mijëra qytetarë rumunë i janë drejtuar qendrave të votimit, për të zgjedhur qeverinë e re.

Sipas pritshmërive Partia Liberale e krahut të djathtë të Viktor Orbanit mund të dalë fituese. Ajo mban pushtetin që nga nëntori i 2019. Kjo parti është përballur me krizën e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë në Rumani u shprehur se qeveria do një mandate tjetër që të finalizojë programet e investimeve të nisura në 2020.

“Ne duam të finalizojmë programin e investimeve që kemi filluar në vitin 2020 me vlerë 1,3 miliardë euro dhe po kërkojmë të fillojmë një program të ri 2021-2027 që do të sjellë një shtesë prej 4,6 miliardë euro në sistemin shëndetësor rumun”, është shprehur Anderi Baciu.

Në sondazhet para zgjedhore partia e Orbanit renditej e para me 28 për qind të votave, ndësrsa më pas vinin socialdemokratët me 23 për qind.

Pasi votoi vetë, Orban i bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivsht në votime, dhe se nëse zbatojnë rregullat e distancimi social, nuk rrezikojnë të infektohen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>