
Venezuela po zhvillon këtë të dielë zgjedhjet për kongresin e ri. Opozita ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve dhe shumica e vëndeve perëndimore i kanë quajtuar ato një mashtrim nga Presidenti Nicolas Maduro për të rimarrë institucionin e fundit shtetëror që nuk është në duart e Partisë Socialiste në pushtet.
Është pothuaj e sigurtë që pas zgjedhjeve, aleatët e Madurës do të marrin shumicën në kongres.
Anëtarët e kongresit të ri do të kenë pak mjete, për të mos thënë aspak, për të përmirësuar jetën e Venezuelës, pagat mujore të të cilëve rrallë mbulojnë koston e ushqimeve të një dite. Po ashtu zgjedhje e aleatëve të Maduros në krye të kongresin nuk do të përmirësojë as reputacionin e tij midis kombeve perëndimore për keqmenaxhimin dhe minimin e të drejtave të njeriut.
Sidoqoftë, zgjedhjet mund të sigurojë legjitimitet për Maduron për të përfituar marrëveshje investimi për kompanitë e pakta në botë që dëshirojnë të rrezikojnë sanksionet e Uashingtonit për qasjen në rezervat më të mëdha të naftës në botë. Vlen të theksohet se SHBA-të kanë vënë sanksione të forta ndaj Venezuelës dhe kompanive ndërkombëtare që hyjnë në marrëveshje me qeverinë e Maduros.