Greqia lejon kalimin e këmbësorëve dhe kamionëve të mallrave në Kapshticë

Nga Exit News
Greqia lejon kalimin e këmbësorëve dhe kamionëve të mallrave në Kapshticë

Greqia do të lejojë kalimin vetëm të këmbësorëve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë dhe kamionave të mallrave nga pika kufitare në Kapshticë.

Ato do të lejohen të kalojnë kufirin  nga ora 06:00 deri në 22:00.

Lajmin e bëri të ditur Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë, e cila në një njoftim shkruan:

“Informohemi nga Autoritetet e Policisë Greke, se në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, prej ditës së sotme dhe në vazhdim, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, do të lejohen të dalin nga Greqia dhe të hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kësaj Pike Kalimi, vetëm këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë, kamiona mallrash. Ndërsa autobusat, taksitë, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.”

Në 20 nentor pika kufitare e Kapshticës u mbyll pas zbulimit të organizatës shqiptare që fallsifikonte teste Covid-19 në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>