Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e vendeve anëtare të BE, që janë pjesë e Partive Popullore Europiane, për të ndihmuar Shqipërinë me furnizimin me vaksina kundër COVID-19.
Gjatë një mbledhjeje online të në Asamblesë Politike të Partive Popullore Europiane, z. Basha u ndal tek situata shëndetësore në vend dhe menaxhimi i situatës së pandemisë.
Kryedemokrati kërkoi nga homologët e tij ndihmë për sigurimin e vaksinës anti-COVID për Shqipërinë.
“Ndihma e vendeve tuaja me vaksina anti-COVID, në çfarëdo sasie që të jetë, është mëse e mirëpritur, dhe ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës. Vendi im dhe qytetarët e mi, jane në një situatë tejet të vështirë, e cila sa vjen dhe po përkeqësohet. Prandaj, ju lutem na ndihmoni në këto kohë tejet të vështira”, tha Basha.
Ai u tha gjithashtu kryetarëve të partive simotra të PD në Europë se Shqipëria ndodhet sot në krizë të thellë ekonomike dhe se qytetarët nuk e perballojnë dot blerjen e ilaçeve që kurojnë COVID-19.