Turqia ka arrestuar 304 ushtarakë në një operacion me objekt targetimin e mbështetësve të Gylenit, i cili akuzohet si personi pas grushtit të shtetit të 2016, njoftoi të martën agjensia e lajmeve turke Anadolu.
Operacionet e qeverisë për gjetjen dhe burgosjen e personave të lidhur me klerikun Fetullah Gylen vazhdojnë prej 4 vitesh. Gylen ka mohuar çdo rol të tij në grushtin e shtetit ku u vranë 250 persona.
Arrestimet e të martës u kryen nga Prokurori i Izmirit. Ndër të arrestuarit janë 10 kapitena, 5 kolonela pjesa më e madhe e tyre në detyrë. Ata akuzohen për mbajtje të kontaktit me persona të lidhur me rrjetin e Gylenit, tha Anadolu.
Që prej grushtit të shtetit, rrëth 80 mijë persona janë në pritje të gjykimit, dhe 150 mijë qytetarë, personel ushtarak dhe të tjerë janë pezulluara nga detyra. Më shumë se 20 mijë persona janë përzënë nga ushtria turke.