Kanadaja ka miratuar zyrtarisht vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania Pfizer duke u bërë kështu shteti i dytë që merr këtë vendim pas Britanisë së Madhe.
Autoritet kanë njoftuar se do të vaksinohen personat mbi 16 vjeç, ndërkohë që për më të vegjlit po kryen ende studime, raporton The Guardian.
Kryeministri Justin Trudeau ka deklaruar më herët se 250 mijë doza të vaksinës do të dërgohen si fillim në azile apo për personat më të rrezikuar.
Në total, qeveria kanadeze ka blerë 20 milionë doza vaksinë, të mjaftueshme për 10 milionë persona, por me opsionin për të blerë dhe 56 milionë të tjera.