Partia Demokratike deklaroi se keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama është shkaku i protestës së të rinjve.
Përmes një postimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se Rama përdor gjuhën e urrejtjes ndaj PD për të mbuluar dështimin e tij.
“Gjuha e urrejtjes dhe përpjekjet e dëshpëruara të Edi Ramës për të fajësuar PD për 7 vitet e dështimit, premtimeve boshe dhe arrogancës së tij, tregojnë sa larg realitetit ku jetojnë shqiptarët, është ky njeri dhe shpura e tij. Keqqeverisja, dhuna dhe arroganca 7 -vjecare e Edi Ramës janë shkaktarët e vetëm të revoltës dhe zemërimit të të rinjve”
Reagimi i Bardhit erdhi si pasojë akuzave të kryeministrit Rama se opozita po përdor fëmijët për të kryer dhunë