Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kujtoi 10 vjetorin e liberalizimin e vizave të Shqipërisë.
Përmes një postimi në Twitter, Soreca shkruan :
“I nderuar që kam kontribuar në liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë 10 vjet më parë. Emocionet e të rinjve dhe të moshuarve shqiptarë që hynin në BE për herë të parë pa viza do i mbaj mend gjithmonë. Pasi të kalojë pandemia, të gjithë qytetarët do të përfitojnë plotësisht përsëri nga lëvizja e lirë.”
Më 15 dhjetor 2010 hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Ata mund të lëviznin lirusht në vendet anëtare të Bashkimit Evropian