Një kopësht në Elbasan është mbyllur si pasojë e koronavirusit. Sipas të dhënave në këtë kopësht janë infektuar një edukatore dhe një sanitare.
Ndërkohë po do të testohen dhe anëtarët e tjerë të stafit të cilët kanë patur kontakt me të infektuarat.
Elbasani raporton 965 raste aktive. Të martën, ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi se në spitalin rajonal të Elbasanit janë tre pavione dhe 81 shtretër që presin pacientë Covid-19.