Ambasadorja e SHBA Yuri Kim përshëndeti marrëveshjen e arritur Kosovë, për linjën e transmetimit të energjisë.
Të hënën, nisi transmetimin linja 400 kv mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kim e ka konsideruar si “një hap i rëndësishëm dhe një vepër strategjike” që ndikon në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve.
“Mirëpresim lajmin se linja e transmetimit të energjisë prej 400 Kv midis Shqipërisë dhe Kosovës është aktivizuar nga 14 dhjetori – një gur kilometrik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin sigurinë dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, tha ambasadorja Yuri Kim në llogarinë e saj në Twitter.