SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës për shpërdorim detyre

Nga Exit News
SPAK çon në gjyq ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës për shpërdorim detyre

Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës Zamira Rami, do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria e Posaçme e SPAK ka çuar sot për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakes së LSI-së.

Zamira Rami akuzohet nga SPAK se në dy raste ka shkelur ligjin duke prishur dy prona të ligjshme të dy shtetasve duke u sjellë atyre një dëm prej rreth 5 milionë e 600 mijë lekësh.

Prokuroria e Posaçme mori nën hetim ish-kryebashkiaken e Gjirokastrës në janar të këtij viti pasi dy qytetarët që iu ishin prishur objektet kishin bërë kallëzim për shpërdorim detyre në prokurorinë e rrethit.

Zamira Rami e ka drejtuar Bashkinë Gjirokastër, si përfaqësuese e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet 2015-2019.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>