Ministrja Elisa Spiropali ka akuzuar sërish adoleshentët protestues si të paguar dhe të përdorur. Për këtë ajo ka deklaruar se duhet të nisë një hetim.
Duke e konsideruar si një protestë të stisur nga partitë ajo tha të mërkurën për mediat se, portesta u shua pasi nuk pati mbështetje popullore.
“Ajo protestë u shua sepse nuk buronte nga një revoltë popullore, por ishte organizuar nga element të opozitës që s;’kanë asnjë lidhje me dhimbjen për humbjen e në të riu, u munduan ta përdorin me disa akte të dhunshme dhe të papranueshme, protesta erdhi duke u shuar. Përdorimi i disa fëmijëve në mënyrën më kriminale duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur se i nisin fëmijët që bëjnë akte të dhunshme që të shoqërohen, duhet parë si kanë ndodhur këto akte dhe kush e mban përgjegjësinë”, tha Spiropali.
Duke krahasuar vrasjen e Klodianiut me 4 vrasjet që ndodhën në 21 Janar, Spiropali tha se në 21 janar ishte vrasje shtetërore, kur rasti i Klodianit është individual.
“Në 21 janar ishte një vrasje shtetërore, u vrasën 4 qytetarë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi dhe ende mburret ish-kryeministri që do kishte qëlluar deri në lule të ballit. Akti nuk ka urdhër, por është një akt individual që sot polici është në burg”, tha Spiropali.