Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kërkoi të enjten dorëheqjen e drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Kreshik Gashi.
Komisioni i Mbikëqyrjes së AKI, ftoi Gashin për të raportuar “në lidhje me raportimet se inspektorë të AKI-së kanë tentuar të marrin disa dokumente konfidenciale nga kasaforta e Presidencës së Kosovës”, raporton Koha.net.
Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media njoftoi kërkesën për dorëheqje por nuk dha arguemnte se pse kërkohet kjo gjë.
Gashi, u emërua në 2019-n nga Ramush Haradinaj, kur ishte kryeministër në detyrë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me Kryeministrin, emërojnë së bashku Drejtorin e AKI brenda njëzet (20) ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”, thuhet në nenin 5.3 të Kushtetutës së Kosovës.
Ndërsa në nenin 5.4 thuhet se drejtori i AKI-se shkarkohet nëpërmjet procesit të njëjtë me të cilin është emëruar.
Në një prononcim për Koha.net, Presidenca tha se “sipas Kushtetutës, shkarkimi bëhet vetëm pas koordinimit me presidentin”.
Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Hoti që sa më parë të dakordohen për emrin e drejtorit të ri, përcjell Koha.net.