Australia ‘karantinon’ banorët e Sidnejt, pas shpërthimit të Covid-19

Nga Exit News
Australia ‘karantinon’ banorët e Sidnejt, pas shpërthimit të Covid-19

Banorët e Sindejnt në Australi e kanë të ndaluar të udhëtojnë drejtë qyteteve të tjera të vendit, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Të diëlën të gjithë qytetet e tjera australiane vendosën kufizime për udhëtarët nga Sidnej: të gjitha ata që vijnë nga Sidnej do të duhet të futen në karantinë 14-ditore.

Po ashtu, vetë autoritetet e Sidnejt kanë vendosur kufizime të reja për qytetarët si një përpjekje për të parandalua një shpërthim në rritje të Covid-19.

Nuk lejohen grumbullimet e më shumë se 10 personave në një shtëpi, ndërsa në vende si hotele e bare nuk lejohen më shumë se 300 persona.

Autoritetet kanë këshilluar banorët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në prag të festave të fundvitit.

Deri të mërkurën, kur u zbuluan rreth 70 të infektuar në Sindejn, Australia kishte regjistruar vetëm një të infektuar në dy javët e fundit.

Vendi, i cili konsiderohet si një histori relativisht suksesi në menaxhimin e pandemisë, ka regjistruar rreth 28,000 infeksione dhe 908 vdekje në total.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>