Gjermania pezullon fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar

Nga Exit News
Gjermania pezullon fluturimet drejt Mbretërisë së Bashkuar

Nga 21 dhjetori deri në 31 dhjetor, të gjitha fluturimet mes Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar do të ndalen. Vendimi u mor pas zbulimit të një varianti të ri të COVID-19 në MB.

Njoftimi u dha nga Ambasada gjermane në Londër.

Sipas mediave britanike, vendimi i Gjermanisë mund të ndiqet dhe nga vendet e tjera të BE-së.

Nga ky ndalim përjashtohen:

  • Fluturimet e riatdhesimit të aeroplanëve dhe ekuipazheve të tyre;
  • Fluturime postare dhe të mallrave;
  • Fluturime me personel mjekësor në interes të shëndetit publik.
  • Një varianti i ri i koronavirusit të ri është shfaqur në Angli, të paktën që prej 14 dhjetorit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë është njoftuar dhe shkencëtarët e Mbretërisë së Bashkuar po bëjnë studime të hollësishme.

Dalja e një varianti të ri të koronavirusit në Britani ndodhi një javë pasi vendi kishte nisur vaksinimin e vaksinën e Pfizer-it.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>