Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi hapjen e 6 pikave të reja për testimin e shpejtë në Tiranë.
Gjatë një vizitë në qendrën shëndetësorë numër 9, Manastirliu tha se rezervimi për këtë test do të bëhet tek mjeku i familjes.
“Sot kemi filluar me testimin e shpejtë në Tiranë, në komunitet, në 6 pika të identifikuara për të kryer testimet në komunitet sipas një sistemi të mirëorganizuar me mjekun e familjes, me rregjistrin elektronik të fashave orare, ku qytetarët të cilët janë pjesë e indikacioneve, pra për 5 ditët e para të sëmundjes dhe ku mjeku i familjes vlerëson se duhet kryer testimin e shpejtë, vijnë në këto qendra shëndetësore”
Pikat ku mund të bëhet testimi i shpejtë janë:
Qendrën shëndetësore nr. 9, e cila përfshin qendrën shëndetësore nr. 8 dhe nr.5
Qendra shëndetësore numër 10 e cila përfshin qendrat shëndetësore nr.2, Dajt, Zall Herr, Zall Bastar dhe Shengjergj.
Qendra shëndetësore nr.4, e cila përfshin qendrat shëndetësore numër 3 dhe 4
Qendra Shëndetësore Kamëz përfshin qendrat shëndetësore në Paskuqan, Kamëz, Bathore, Kodër Kamëz, Bërxull, Prezë, Vorë.
Qendra shëndetësore numër 6 përfshin qendrat shëndetësore në Kashar, Ndroq, Selitë, Vaqarr dhe Pezë.
Qendra shëndetësore në qytet studenti përfshin qendrat shëndetësore në Farkë, Petrelë, Berzhitë, Baldushk, numër 1, Krrabë, Sauk dhe Shkoze.