Gjermania riatdheson 3 gra dhe 12 fëmijë nga kampet në Siri

Nga Exit News
Gjermania riatdheson 3 gra dhe 12 fëmijë nga kampet në Siri

12 fëmijë dhe 3 gra janë riatdhesuar në Gjermani të shtunën. Ata kanë ardhur nga kapmet e Sirisë, për arsye humanitare.

Ministri i Jashtëm, Heiko Maas, deklaroi të dielën se ishte  i lehtësuar për kthimin e fëmijëve dhe tri nënave të tyre.

“Këto janë raste humanitare, veçanërisht jetimë dhe fëmijë me sëmundje, raste në të cilat largimi nevojitej urgjentisht. Ky lajm i mirë para Krishtlindjes na bën të sigurt se do të jemi në gjendje të organizojmë edhe kthimin e rasteve të tjera”, tha Maas,

Ai deklaroi se qeveria do të përkrahë kthimin e të tjerëve në javët dhe muajt e ardhshëm.

Maas theksoi se kthimi u organizua në bashkëpunim me Finlandën, e cila riatdhesoi gjashtë fëmijë dhe dy gra.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>