Kryetari i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u shkarkua sot në mëngjes nga detyra. Kryebashkiaku, dje në darkë, u shfaq në një video ku kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune në Bashki.
Shkarkimi i tij u bë me një vendim qarkullues të Këshillit të Ministrave.
Ai u shoqërua sot në polici për tu marrë në pyetje, por ende nuk është bërë arrestimi i tij.
Videoja u bë dje publike në emisionin “Të paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.
Veprimet e Kryebashkiakut u denoncuan, para pak kohësh, nga një vajzë 20 vjeçare në televizionin Ora News.
Shukri Xhelili, në momente të ndryshme të videos, tregon se edhe me vartëse të tjera të tij ka pasur marrëdhënie seksuale, por nuk përmend emra.