Partia Demokratike synon të paktën 7 deputetë në Shkodër, tha drejtuesi politik i qarkut, Helidon Bushati të marten gjatë prezantimit.
“Është një rikthim nga ana formale, pasi në vazhdimësi kam qenë prezent në Shkodër. Objektivat tona janë krejtësisht të arritshëm, 7 deputetë në Shkodër, është objektivi minimal në Shkodër” tha Bushati pasi u prezantua në detyrën e re nga Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Bardhi premtoi se në zgjedhjet e 25 prillit, PD do të marrë rezultatin më të mirë të 30 viteve në Shkodër.
Ai sulmoi gjithashtu drejtuesin politik të PS-së, Ilir Beqajn.
“Pala tjetër ka zgjedhur të përfaqësohet me një njeri që nëse do të kishte drejtësi të pavarur do të duhet të ishte në burg” tha ai.
Drejtuesit politikë do të udhëheqin fushatën elektorale të partive për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.