Kuvendi do të zgjedhë sot kreun e ri të Inspektoriatit të Lartë të deklarimit të pasurive dhe konfliktit të interesave.
Në garë për këtë post janë Evgjeni Bashari dhe Helena Papa.
Komisioni i Ligjeve kualifikoi vetëm këto dy emra në garën për kreun e ILKP-së.
Pas seancës dëgjimore, Komisioni skualifikoi Lefterie Lleshin, Evis Ficon dhe Dhimitrulla Spiron, ndërsa Eridjan Salianji u tërhoq nga gara.
Aktualisht ky institucion drejtohet nga Shkëlqim Ganaj. ILDKPKI është institucioni që merret me deklrarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë.
Kryetari i tij përzgjidhet nga Kuvendi dhe ka mandat 7 vjeçar.