Kina ka pezulluar fluturimet për dhe nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të variantit të ri të koronavirusit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme kineze Wang Wenbin, nuk dha afat se sa do të zgjasë kjo masë, raporton Reuters.
“Duke marrë parasysh natyrën e virusit të ri, pas shumë konsideratash, Kina ka vendosur të ndjekë shembullin e vendeve të tjera dhe të pezullojë fluturimet nga dhe për në Mbretërinë e Bashkuar. Kina do të monitorojë nga afër zhvillimet përkatëse dhe do të rregullojë dinamikisht masat e kontrollit në varësi të situatës.”
Deri tani, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika, dhe Australia kanë raportuar raste të variantit të ri i koronavirusit
Dhjetëra vende kanë mbyllur kufijtë me Britaninë, ndërsa për mutacionin deri më tani dihet se është ndjeshëm më lehtë i transmetueshëm.