Turqia ka vendosur të përdorë vaksinën kineze ‘Sinovac’ kundër Covid-19.
Ministri i Shëndetësisë në Turqi tha, të enjten, se testet paraprake të brendshme treguan se vaksina ishte 91% efektive.
Autoritetet turke do të nënshkruajnë në ditët në vijim marrëveshje edhe me kompanitë Pfizer e BioNTech për 4.5 milionë doza.
Fillimisht, Turqia do të marrë tre milionë doza të Sinovac dhe do të ketë mundësinë për 50 milionë më shumë. Sakaq vaksinimi do të nis në janar, sipas autoriteteve turke.
Autoritetet kanë paraparë që fillimisht të vaksinojnë punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupet e ndjeshme.
Ministri i Shëndetësisë tha se dërgesat e para të vaksinës kineze do të dërgohen në Turqi të dielën.