Rusia ka vendosur karantinë të detyrueshme për të gjithë ata që udhëtojnë nga Britania e Madhe, pas shfaqjes së variantit të ri të koronavirusit në Angli.
Udhëtarët do të duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë.
Institucionet e emergjencës njoftuan se kufizimet do të hyjnë në fuqi më 22 dhjetor 2020 dhe do të qëndrojnë në fuqi për një javë.
“Situata me shfaqjen e një lloji të ri të koronavirusit në MB është duke u studiuar me kujdes nga task forca ruse,” vazhdonte më tej deklarata.
Vendimet e mëtejshme do të merren bazuar në rezultatet e ekzaminimit dhe zhvillimeve të mëtejshme.
Javën e kaluar, Britania e Madhe njoftoi se një variant i mirë i koronavirusit po përhapet me shpejtësi. Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve që të dyfishojnë masat e tyre shëndetësore pas tipit të ri të virusit.
Rreth 20 vende – përfshirë Turqinë, Gjermaninë, Italinë, Francën, Austrinë, Belgjikën, Irlandën dhe Kanadanë – kanë ndaluar të gjitha fluturimet nga MB të dielën.