Mesazhi i Mbretëreshës Elizabetë për Krishtlindje: Nuk jeni vetëm

Nga Exit News
Mesazhi i Mbretëreshës Elizabetë për Krishtlindje: Nuk jeni vetëm

Mbretëresha Elizabetë iu drejtua qytetarëve për Krishtlindje duke iu thënë “nuk jeni vetëm”, teksa i bëri thirrje popullit britanik që “le të jetë mirësia dhe shpresa ajo që do të na drejtojë në këtë vit të ri”.

“Për shumë prej jush, kjo periudhë e vitit mund të jetë e ngjyrosur me trishtim, disa janë duke vajtuar humbjen e personave të dashur, ndërsa të tjerëve iu mungojnë miqtë dhe familjarët, të distancuar për të qenë të sigurt ndërkohë që e vetmja gjë që duan është një përqafim i thjeshtë apo një shtrëngim dore”, tha Mbretëresha gjatë fjalimit të saj. Nëse jeni midis tyre, nuk jeni vetëm”

fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjeve, monarkja vlerësoi punonjësit në vijën e parë të luftës “me mbështetjen e arritjeve të mrekullueshme të shkencës moderne” për gjithë punën e bërë gjatë vitit.

Mbretëresha 94-vjeçare përshëndeti edhe popujt e tjerë përballimin e situatës së pandemisë.

 “Ne vazhdojmë të jemi të frymëzuar nga mirësia e të panjohurve dhe ngushëllohemi se edhe në ditët më të errëta, ka shpresë për agimin e ri”, tha ajo.

Mbretëresha Elizabetë  dhe Duka i Edinburgut po i kalojnë ditët e festave larg familjes së tyre.

Ato do t’i festojnë Krishtlindjet në kështjellën Ëindsor dhe jo Sandringham, siç është tradita e tyre e zakonshme.

Familja Mbretërore zakonisht kalon ditën e Krishtlindjes së bashku, por nuk do ta vizitojnë njëri-tjetrin këtë vit për shkak të kufizimeve.

Mbretëresha gjithashtu do të heqë dorë nga shërbimi i saj i zakonshëm në kishë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>