
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes duke paralajmëruar normalizimin e jetës.
Duke rikujtuar se këto festa nuk do të zhvillohen normalisht për shkak të pandemisë, Von Der Leyen tha se shumë shpejt do të nisim t’i kthehemi jetës së mëparshme me vaksinën që tashmë ka mbërritur në Europë.
“Kjo është një Krishtlindje ndryshe. Por kam një mesazh shprese: Së bashku mund ta mundim këtë virus. Pas dy ditësh do të nisë vaksinimi në të gjithë Bashkimin Europian. Dhe gradualisht do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale. Deri atëherë të jemi të kujdesshëm”, shkruan Von Der Leyen.