
Ish-presidenti Bujar Nishani i ka quajtur ‘skandal të madh’ deklaratat e kryeministrit Rama për të drejtën e Greqisë për të zgjeruar ujërat e saj territorial në drejtim të Shqipërisë.
Në një postim në Facebook, Nishani shkroi se Rama ka refuzuar të jetë avokati mbrojtës i interesave të Shqipërisë:
“Kryeministri i Shqipërisë merr përsipër t’i tregojë shqiptarëve se zgjerimi i territorit detar të Greqisë në 12 milje është një e drejtë e Greqisë dhe se Shqipëria nuk ka pse ankohet.
Kryeministri i Shqipërisë jo vetëm refuzon të tregojë dhe mbrojë interesin e Shqipërisë, por më zi akoma, bëhet avokat i interesit të tjetrit, interes që dëmton rëndë interesin e Shqipërisë!
Tradhëtia ka emër!”