Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i ka kërkuar Serbisë të ekstradojë ish-presidentin e fundit jugosllav Zvetozar Maroviçin.
Në një konferencë për mediat, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.
Maroviç është një nga figurat kryesore që akuzohet për korrupsion në Mal të Zi. Ky zhvillim bëri që Mali i Zi të niste hapjen e negociatave me BE-në.
Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet prej 2016-ës. Ai përkrah opozitën në Mal të Zi filo-serbe ndërsa në zgjedhjet e fundit foli kundër ish-presidentit Milo Gjukanoviç.