Parlamenti malazez miraton ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare

Nga Exit News
Parlamenti malazez miraton ndryshimet në Ligjin për Liritë Fetare

Parlamenti malazez miratoi ndrydhimet në ligjin Për Liritë Fetare, me anë të  cilave do t’i kalojë në pronësi të shtetit tokat që nuk arrihen të provohen se janë të kishës.

Ndryshimet u miratuan me 41 vota pro.

Cfarë ndryshimesh janë bërë në ligj?

Ndryshimet e miratuara shfuqizuan nenet që parashikonin se “të gjitha ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe ishin pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë së tij më 1918 dhe që më vonë nuk janë bërë pronë e një komuniteti fetar në mënyrë të përshtatshme ligjore, do të njihen si pronë e shtetit”.

Ky nen ishte i papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe, e cila menjëherë pas miratimit të versionit të parë të ligjit, në dhjetor 2019, nisi protesta të gjera, me mbështetjen e shumicës së opozitës së atëhershme, duke besuar se Partia Demokratike e Socialistëve që atëbotë ishte në pushtet, po përpiqej të “vidhte pronën e kishës” me ligj.

Ndryshimet e reja në Ligj gjithashtu shfuqizuan dispozitën ku parashihej që një komunitet fetar duhet të regjistrohet, e cila ishte gjithashtu një nga pikat që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtoi me forcë.

Dy ndryshime të Lëvizjes Qytetare URA u bënë pjesë integrale e Ligjit të miratuar, që bashkësitë fetare qendrat e të cilave janë jashtë vendit dhe të cilat nuk janë regjistruar në regjistra, janë të detyruar të veprojnë brenda rendit ligjor të Malit të Zi

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>