
Presidenti Meta i dha, të mërkurën, dekoratën e Flamurit Kombëtar, më të lartë të republikës, At Gjergj Fishtës, me rastin e 80-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta.
Në një postim në Facebook, Meta shkruan se At Gjergj Fishta është ‘atdhetari, historiani, gjuhëtari i madh, diplomati dhe iluministi i shquar, për të cilin interesat kombëtare ishin po aq të shenjta, sa vetë besimi që i përkiste.’
“Nëpërmjet veprave të tij të çmuara artistike, ai ngriti lart, shpalosi botërisht dhe skaliti në përjetësi vlerat dhe virtytet e veçanta autoktone, si dhe përpjekjet e parreshtura të kombit shqiptar për liri, mbrojtje të trojeve shqiptare dhe të sovranitetit të vendit,” shkroi Meta.