Në Kosovë, ditën e mërkurë, janë regjistruar 234 raste të reja të infektuar me koronavirus, pas kryerjes së 1.181 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.
Ndërkohë këto 24 orë janë shëruar 564 pacientë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 51.144 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars.
Prej tyre, 1.332 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 8.825 janë ende aktivë.