LDK shkon në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor

Nga Exit News
LDK shkon në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor

Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi, të mërkurën, kryesinë dhe pas mbledhjes njoftoi se do të shkojë në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor.

Ishte kreu i LDK Isa Musatafa  ai që bëri këtë deklaratë. Ai tha se lista e LDK është e hapur për kandidatë e subjekte të vogla.

“Nuk do të bëjmë koalicione me asnjë subjekt politik. Lista e LDK-së është e hapur për kandidatë të subjekteve të vogla”, tha Mustafa.

Në mbledhjen e mbajtur LDK diskutoi për emrin e kandidatit për kryeministër. Pas mbledhjes Mustafa deklaroi se kandidati i zgjedhur është Avdullah Hoti, i cili mban postin e kryeministrit momentalisht.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>