Qeveria ka siguaruar 500 mijë doza të vaksinës anti-Covid prodhuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech.
Lajmin e dha kryeministri Rama, mëngjesin e 1 janarit, në një konferencë për shtyp:
“Kemi dakordësuar marrëveshjen. 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza.”
Rama tha se kjo marrëveshje me kompanitë u arrit vetëm, pa mbështetjen e Bashkimit Europian.
Ai tha se Shqipëria nuk do të lërë në baltë as Kosovës.
‘Kosovës do t’i dhurojmë një sasi vaksinash për mjekët e spitalit Covid të Prishtinës’, tha Rama.
Lajm në përditësim…