
Ish-deputetja Albana Vokshi dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi kanë vizituar disa familje në Baldushk, të cilat jetojnë në kushte të vështira pasi shtëpitë e tyre u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ata shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e ndihmës nga qeveria apo dhe faktin se janë përjashtuar nga ndihma ekonomike, megjithëse jetojnë në skamje.
Vokshi e Bardhi i premtuan qytetarëve ndryshime rrënjësore qytetarëve me ardhjen e PD-së në pushtet, pas 25 prillit.
“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës,” u shpreh Bardhi, duke i kërkuar qytetarëve të votojnë PD-së në zgjedhjet e prillit.