
Julian Assange nuk mund të ekstradohet në SHBA për t’u përballur me akuzat e spiunazhit dhe të hakimit të kompjuterëve qeveritarë. Vendimi u mor të hënën nga një gjykatë penale në Angli.
Çështja kundër 49-vjeçarit lidhet me botimin e WikiLeaks, bërjes publike të qindra mijëra dokumenteve zyrtare në lidhje me luftërat në Afganistan dhe Irak, në vitet 2010-2011.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstardimin e Julian Assange. Ai akuzohet nga Amerika për 18 akuza për publikimin e sekreteve të ushtrisë amerikane dhe dokumenteve tjera diplomatike.
Seancat e ekstradimit, të nisura në muajin shkurt, u shtynë për shakk të gjendjen së pandemisë.
Assange u arrestuar në prill të vitit 2019, pas strehimit në Ambasadën e Ekuadorit në Londër për gati shtatë vjet.