Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit.
“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë përfunduar ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga OBSH-ja pritej të futej në Kinë në 24 orët e fundit dhe pritej të fillonin punën të martën, raporton Reuters. Ekipi do të hynte në Vuhan aty ku u shfaq virusi për herë të parë të studiuar origjinën e virusit.
Janë rreth 15 ekspertë nga e gjithë bota të cilët kishin për qëllim ekzaminimin e dëshmive, përfshirë të mostrave të marra nga njerëzit dhe kafshët nga hulumtuesit kinezë.
Kina ka mohuar akuzat që e lidhin atë me shpërthimin ose fshehjen e pandeminsë që u shfaq në fund të vitit 2019, pasi një numër njerëzish, përfshirë Presidentin e SHBA Donald Tramp kanë vënë në dyshim veprimet e Pekinit gjatë shpërthimit.