Kreu i Drejtorisë Rrugore, Blendi Gonxhe deklaroi se shtyrja me 3 muaj e afatit të kolaudimit është ndihmë për qytetarët dhe lehtësi për tranzicionin e kalimit të shërbimit të kolaufdimit nga koncesionari te shteti.
Në një intervistë për Monitor, Gonxhe u shpreh se tarifat e kolaudimit nuk do të ndryshojnë.
“Drejtuesit e mjeteve përfitojnë 3 muaj afat shtesë vlefshmërie kolaudimi falë aktit normativ të qeverisë, një ndihmesë për qytetarët por edhe lehtësi për fazën e tranzicionit të shërbimit të kolaudimit nga koncesionari tek DPSHTRR! Kështu, të gjithë drejtuesve të mjeteve që u përfundon afati i kolaudimit, kurdo qoftë, në 2020-ën apo në 2021-shin do të përfitojnë 3 muaj shtesë vlefshmëri të certifikatës së kontrollit teknik.”
Gonxhe shtoi se ata që paguajnë tarifën do t’ju vendoset një shënim në lejen e qartkullimit për shtesën e afatit.
Ai tha se DRSHTRR-ja po punon për për përgatitjet, përditësimet, ndërhyrjet në logjistikë fizike e virtuale në qendrat e kontrollit teknik.
Gonxhe njoftoi gjithashtu se së shpejti do të miratohen ndryshime në Kodin Rrugor në lidhje me kolaudimin.