Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po i jep me koncesion portin e Durrësit një kompanie offshore.
Në një deklaratë për mediat, Jorida Tabaku u shpreh se kompania e shpallur fituese për koncesionin 30 milionë euro quhet “Hili Company Limited” . Ajo operon në Maltë dhe njihet ndërkombëtarisht për operacione të dyshimtë nga skandali i “Panama Papers”.
Tabaku deklaroi se adminstratori i kompanisë është hetuar në Maltë për pastrim parash.
Tabaku i kërkoi qeverisë të përgjigjet për pronarët e kompanisë dhe arsyen e dhënies me koncesion të një nga pikave kombëtare të sigurisë drejt kësaj kompanie.
Ajo premtoi se PD në qeveri do të hetojë dhe anullojë këtë koncesion.