Presidenti turk Erdogan premtoi, të mërkurën, se do të ndërtojë një spital të ri në Fier, me fonde turke.
Gjatë një konference për shtyp bashkë me kryeministrin Rama, Erdogan tha se spitali do të jetë gati brenda 3 muajsh.
Këtë premtin Rama e quajti ‘një bast të madh’.
Si përgjigje, presidenti turk tha se Rama ‘nuk duhet të ketë merak, sepse spitali do jetë gati para zgjedhjeve.’
Ai shtoi se:
“Në Stamboll kemi ndërtuar 2 spitale me nga 1008 dhoma brenda pak kohe. Duke qenë se ai i Fierit se do jetë më pak dhoma, është një grimcë për ne.”
Erdogan tha se spitali i Fierit do të pajiset nga Turqia dhe me të gjitha mjetet dhe aparaturat e nevojshme.
“Mjekësia jonë do të dërgojë edhe mjekë që të trajtojë stafin shqiptar që do punoj në Fier. Brenda një kohe të shkurtër spitali do ofrojë shërbimin. Brenda zgjedhjeve e ke gati”, shtoi Erdogan.