Uashingtoni në shtetrrethim, Tramp tjetër thirrje mbështetësve për t’u qetësuar

Nga Exit News
Uashingtoni në shtetrrethim, Tramp tjetër thirrje mbështetësve për t’u qetësuar

Kryetari i bashkisë së Uashingtonit, Muriel Brauser, ka njoftuar vendosjen e shtetrrethim në të gjithë qytetin nga ora 6 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, pasi mbështetësit e Tramp mësynë Kapitolin e SHBA.

Nga ana tjetër,  Donald Tramp ka bërë një tjetër thirrje në Twitter ku ka kërkuar nga mbështetësit e tij të “qëndrojnë të qetë”, ndërsa disa prej tyre sulmuan në Kapitolin e SHBA.

“Unë po ju kërkoj që të gjithë në Kapitol të SHBA të qëndrojnë të qetë. Asnjë dhunë! Mos harroni, NE jemi Partia e Ligjit dhe Rendit – respektoni Ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyera në uniformë. Faleminderit!” shkroi Tramp.

Por “Washington Post” tani po raporton se departamenti i mbrojtjes ka refuzuar një kërkesë nga zyrtarët e Uashingtonit për të thirrur Gardën Kombëtare në Kapitolin e SHBA.

Departamenti i mbrojtjes aktualisht drejtohet nga sekretari i ngarkuar Kristofer Miller, i cili u emërua në nëntor, pasi Donald Tramp pushoi papritur Mark Esper.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>