Në Qendrën e Përkujdesit të Fëmijës Shkodër janë dhunura fizikisht dhe seksualisht tre vajza të mitura.
Prokuroria e Shkodrës, për këtë ngjarje, ka arrestuar ish-drejtoreshën dhe pesë punonjëse të kësaj qendre.
Nga hetimet e Prokurorisë dyshohet se një vajzë e mitur e jetimores është abuzuar seksualisht nga djali 15 vjeçar i ish-drejtoreshës.
Hetimi filloi pas një sinjalizimi nga Avokati i Popullit që në këtë qendër ishin dhunuar fizikisht dhe seksualisht disa të mitur.
Sipas dëshmive, fëmijët janë dhunuar nga jetimë më të mëdhenj.